
Zekrija Ramadani është trajneri i ri i Dritës. Trajneri nga Shkupi ka nënshkruar kontratë me klubin gjilanas duke e pasuar kështu të shkarkuarin Akis Vavalis.
“Kemi kënaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me trajnerin shkupjan Zekrija Ramadani”, thuhet në njoftimin e Dritës.
Ramadani është trajner i njohur në futbollin kosovar i cili ka fituar trofe me ekipet paraprake.
Drita dhe Zeka kanë nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.