Sport

Zyrtare: Sergio Ramos pensionohet nga kombëtarja e Spanjës

Gazeta10
23 Shkurt 2023 - 18:28

Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Sergio Ramos përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se është pensionuar nga kombëtarja spanjolle.

Ish-mbrojtësi i Real Madrid është paraqitur në 180 ndeshje me “Stuhinë e Kuqe”, duke shënuar 23 gola e duke dhuruar 8 asiste në këto ndeshje.

Sergio Ramos ishte pjesë e Spanjës në katër turne të Kupës së Botës e në tri të EURO-s.

Me Spanjën, Ramos ishte fitues i Kupës së Botës “Afrika e Jugut 2010” dhe i EURO “Poloni dhe Ukrainë 2012”.

Ndeshja e fundit e 35-vjeçarit me fanelën e kuqe daton me 31 mars 2021, ku Spanja luante me Kosovën në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katar 2022”.   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.