Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës lirohen nga akuza për keqpërdorim detyre

Gazeta10
07 Maj 2024 - 14:33

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës, Betim Reçica, dhe tre zyrtarëve tjerë, Isa Berisha, Leonora Limani dhe Mirdit Emini, të cilët akuzoheshin për keqpërdorime në tenderin për Autostradën e Gjilanit.

Sipas gjykatësit, të akuzuarit lirohen nga akuza pasi nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën ngarkoheshin nga Prokuroria.

Ndërsa, pala e dëmtuar në këtë rast, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest juridiko-civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh në Gjykatën e Apelit, raporton Betimi për Drejtësi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.