Gazeta10

Zyrtari i KFOR-it: Uniformat e zeza i mbante policia ushtarake

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon dëshminë e tij, dëshmitari i 64-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Johan Fritsch, në gjykimin ndaj ish-krërëve të UÇK-së,  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në fillim të seancës, dëshmitari është marrë në pyete nga prokurorja Vega Iodice, e cila u fokusua në uniformat anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë periudhës sa KFOR-i ishte me mision në Prizren nga 13-14 qershorit 1999.

Dëshmitarit iu prezantua një video në të cilën thuhej se dukej një person me uniforma të zeza për të cilat ka thënë se relativisht shpesh ka parë veshje të tilla.

Dëshmitari Fritsch ka theksuar se nuk është i sigurt se cilat formacione i përdornin këto uniforma, por që mendon se i përdorte policia ushtarake e UÇK-së.

Sipas tij, kishte përzierje të uniformave dhe nuk ishin të gjithë anëtarët e njëjtë që përdornin uniforma të njëjta.

“Po, kishte përzierje të ndryshme të uniformave të pjesshme. Kishte persona që ishin të veshur me të zeza, disa kishin të veshur me lara-lara, disa ishin të veshur me uniforma të përziera e të tjerë. Megjithatë, pjesa më e madhe e tyre kishin një shenjë dalluese e që ishe shqiponja e zezë”, ka deklaruar Fritsch.

Ai ka thënë se gjatë kohës që kanë qenë me mision në Prizren, në ditët e para kanë parë patrullime të UÇK-së në rrugë.

Oficeri i KFOR-it ka deklaruar se patrullimi i UÇK-së në rrugët e Prizrenit ishte për shkak se këta të fundit donin të mbushnin vakumin që ishte krijuar pasi që ushtria jugosllave ishte në largim dhe KFOR-i ishte në ardhje.

Pasi i përfundoi pyetjet Prokuroria, ka vazhduar mbrojtja e Thaçit më pyetje përmes avokates Nina Tavakoli.

NË FOKUS

image-78
Ndahet nga jeta gazetari dhe aktori kosovar
LAJMI-I-FUNDIT
Pamje shokuese teksa një burrë e rrah brutalisht një grua në Prizren
mirlind
Federata e Maqedonisë së Veriut reagon ndaj Mirlind Dakut: Kërko falje publike
cikloni
Cikloni në Itali, stuhitë afrohen në Ballkan dhe pastaj edhe në Kosovë
mjek-730x440-1-600x360-1
Vdes mjeku i njohur
komisiojii
​“Në villën e Radojiçiqit keni pi raki”/ “O zemlak, shefin ta kanë gjete në kipek me BIA-në” – Eskalon debati në Komision
5756utyty-1
E bëri shqiponjën para serbëve, UEFA e përjashton gazetarin kosovar
bes
Mes spekulimeve për ndarje, Bes Kallaku bën postimin që emocionoi të gjithë