Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Zyrtari i NPB-së thotë se u bastisën vetëm shtëpitë e ish-zyrtarëve, jo edhe ndërmarrja

Gazeta10
17 May 2023 - 11:18

Pak më parë, Gazeta10 raportoi se në kuadër të disa operacioneve policore, Polica e Kosovës ka bastisur edhe zyrat e Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë.

Lidhur më këtë asistenti i Kryeshefit të NPB-së, Arbnor Neziri ka thënë se nuk është bastisur objekti, por janë duke u kryer disa bastisje tek ish-zyrtarët e kësaj ndërmarrje, shkruan Gazeta10.

“Sa i përketë disa informata ne mund të konfirmojmë se bastisje tek zyret e Ndërmarrjes Publike Banesore nuk ka. Mund të ketë bastisje te zyrtarët apo ish-zyrtarët e Ndërmarrjes Publike Banesore, por jo tek objekti. Nuk kemi informacione zyrtare për ndonjë bastisje. Por e ceka siç jemi informuar nga mediat, ka bastisje tek ish-menaxhmenti.”, ka thënë ai në një prononcim para mediave./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.