
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi ka hedhur akuza për tradhti në drejtim të policëve të rrëmbyer nga forcat e Serbisë.
Ademi ka thënë se policët duhet të lirohen sa më shpejtë por, pastaj të përballen me drejtësi sit ë akuzuar për tradhti kombëtare, shkruan Gazeta10.
‘’Sipas komunikates së policisë, zyrtaret policor i kanë vrejtur personat e dyshimit duke u afruar drejt pikes së tyre! Nuk Ka asnje arsyetim dorzimi pa rrezistencë. Ata Duhet te lirohen sa me parë prej Serbise, e te perballen ne gjykata Tona per tradhti kombetare! Le te jenë shembull që asnje zyrtar policior a ushtarak nuk guxon të dorzoj armen me plot fyshek te armiku.’’, ka shkruar ai.
Bazuar në një fotografi të tij të postuar më herët, i njëjti është zgjedhur si asamblist i VV-së në vitin 2020./Gazeta10