Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

10 serbë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës

Gazeta10
09 November 2022 - 15:10

Dhjetë serbë janë larguar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, në vazhdën e largimeve të komunitetit serb nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Për largimin nga FSK-ja, kanë folur Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq për mediumin serb Kosovo Online.

Rakiq tha se për arsye personale kanë vendosur të ‘solidarizohen dhe të largohen nga FSK’.

“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, Vllashkoviq thekson se ky është vendim i tyre personal dhe se nuk ka pasur presion ndaj tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.