
Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10
Ndërtesa 11 katëshe që po hedh shtatë dita ditës është kthyer në shqetësim të madh për banorët e “Lagjes së Re” në Ferizaj.
Arsyeja është se ndërtimi i saj ka nisur mes shtëpive të lagjes dhe ndërtimet e larta nuk lejohen në këtë zonë.
Derisa punimët po vazhdojnë, banorët duke protestuar kanë thënë se nuk do ta lejojnë këtë ndërtim.
Një tjetër banor protestues ka thënë se nga ndërtimet ëshë dëmtuar një pjesë e mureve të shtëpisë duke i rrezikuar jetën e familjarëve.
Me banorët protestues po pajtohet edhe një organizatë jo qeveritare, që thotë se ndërtimi është kundërligjshëm.
Kenan Gashi nga Organizata AVONET, thotë se sipas ligjit për Planifikimin Hapësinor në këtë hapësirë ndërtimi lejohet deri në pesë kate.
Por në Komunën e Ferizajnit kanë një qëndrim tjetrë.
Drejtori i Urbanizmit, Arbër Bytyqi thotë se sipas planit zhvillimor në këtë lagje parashihet ndërtimi i lartë pasi plani rregullativ u shfuqizua në vitin 2017.
Kanal 10 ka siguruar edhe disa shkrese zyrtare me Ministrisë së Mjedisit me palë të treta ku konfirmohet se planet rregulluese nuk janë shfuqizuar nga Kuvendi.
Edhe në vendimet e vitit 2017-2025, të Kuvendit Komunal të Ferizajt, nuk figuron se planet rregulluese janë shfuqizuar.
Kanal10 ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, lidhur me vendimin për planin rregullues mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Për ndërtimin e 11 katëshit ka pasur edhe një kallëzim penal që ka përfunduar me aktakuzë për rrezikun e shkaktuar nga punimet.
“Ju njoftojmë se për rastin në fjalë, pas pranimit të kallëzimit penal nga ana e të dëmtuarit B.T., dhe pas zhvillimit të hetimeve nga ana e Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me datën 27.04.2023, ndaj të pandehurit F.G., ka ngritur aktakuzë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 356 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).” – Prokuroria Themelore në Ferizaj