Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

14 kërkesat e policisë, Njësia Speciale Intervenuese nesër takim me ministrin Sveçla

Gazeta10
19 December 2023 - 13:29

Qeveria e Kosovës nuk ka bërë ende asnjë hap rreth plotësimit të 14 kërkesave të Njësive Speciale Intervenuese të parashtruara në protestën e fundit.

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Gazeta10 tha se nga Qeveria nuk kanë marrë ende një përgjigje për plotësimin e këtyre kërkesave.

Për këtë çështje sipas tij, të mërkurën (nesër) ata do të kenë një takimi me Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ku pritet të diskutohen kërkesat e tyre.

“Në realitet një përgjigje ende nuk kemi marrë, por kemi caktuar një takim me Ministrin të cilën do ta zhvillojmë nesër. Krejt varët se si do të zhvillohet biseda ma Ministrin i cili në këtë rast përfaqëson Qeverinë. Tani për tani nuk nuk do të bëjmë një hap tjetër pa ditur se çka do të realizohet dhe unë po shpresoj për një reflektim pozitivë  gjatë këtij takimi me vet faktin që ministri ka vendosur te kemi një takim po besoj qe do të dal të këtë lëvizje”, ka thënë Zeqiri.

Njësitë speciale të Policisë së Kosovës kanë protestuar për herë të  fundin më 9 dhjetorë të këtij viti pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për herë të dytë brenda rreth një muaji, duke bërë thirrje për përmirësim të përgjithshëm të kushteve të punës dhe duke shpalosur një varg kërkesash tjera.

Sa i përket protestave të reja, Zeqiri, tha se njëherë nuk do të ketë protesta para Qeverisë nga Njësia elitare e Policisë së Kosovës, pasi janë në pritje që kërkesat e tyre të përmbushen nga ana e Qeverisë në takimin e së mërkurës me ministrin Sveçla.

“Njëherë për një herë nuk do të ketë protestë, pasi që do të kemi këtë bisedime dhe po them se varësisht se çfarë kahje do të ketë dialogu do të vendoset edhe për çështje te tjera dhe hapat e tjerë sindikal dhe jemi të interesuar që çështjet t’i zgjedhim me dialog, jo me protesta, jo me mënyra të vrazhda,  mirëpo në realitet krejt kjo varet prej Qeverisë”, ka thënë ai për Gazeta10.

Rreth dy javë pas protestës së 1 nëntorit nga Njësitë speciale të Policisë së Kosovës , Qeveria e Kosovës mori vendim për miratimin e shtesave të rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Për njësitë elitare, përkatësisht për Njësinë Speciale Intervenuese, Njësinë për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësinë për Mbrojtje të Afërt,  janë  thënë se shtesat do të jenë prej 150 euro mbi pagën bazë.

Ndërkaq, për Njësinë për Eksplozivët dhe Deminim, është thënë se janë se ndau shtesa në vlerë prej 120 eurosh. Shtesa u miratuan edhe për të gjitha njësitë e tjera policore.

Mëgjithatë, Policia e Kosovës ende nuk është e kënaqur me përmbushjen e këtyre kërkesave, pasi sipas Zeqiri shtesat e rrezikshmërisë nuk janë paguar.

“Nëse jemi real ata janë njësia më e kompletuar, por sa i përket kushteve të tjera të shtesave për rrezikshmëri dhe tjerat kushte që mungoj të cilat nuk janë përmbushur ende si p.sh nuk kemi sigurim shëndetësorë te shumica e policisë, nuk paguhet shujtat, nuk paguhet udhëtimet, si dhe shumë çështje të tjera të cilat këto janë ato pakënaqësitë të cilat vazhdimisht i kemi shpreh dhe me kërkesat të tona të cilat i kemi adresuar edhe te Qeveria, prandaj edhe këto janë ato çfarë po kërkojmë për policin e Kosovës”, ka thënë ai./ Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.