Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Zyrtare: Mergim Berisha huazohet te skuadra gjermane Augsburg

Gazeta10
31 August 2022 - 13:23

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Mergim Berisha, është transferuar te skuadra gjermane, Augsburg, në formë huazimi, raporton Gazeta10.

Marrëveshja mes Augsburgut dhe Fenerbahçes për Berishën është huazim një-vjeçarë, me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Berisha erdhi te Fenerbahçe në vitin 2021, nga skuadra austriake RB Salzburg, për shumën e gjashtë milionë eurove.

Në periudhën e tij te gjiganti turk, sulmuesi 24-vjeçar, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 32 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Sulmuesi nga Suhareka është shprehur shumë i lumtur më kalimin e tij në elitën e futbollit gjerman.

“Jam shumë i lumtur që kjo marrëveshja e kompletua. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të luaja në Bundesligë. I njoh disa lojtar të kësaj skuadra dhe mezi po pres që të filloj përgatitjet me klubin.” ka deklaruar Berisha.

Berisha ka qenë pjesë e grupmoshave U-21 të Gjermanisë, madje ai e ka fituar edhe kampion evropian me këtë grupmoshë me “Die Mannschaft”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.