
Ish-diplomati, Blerim Canaj ka thënë se institucionet e BE-së e kanë humbur besimin në qeverinë e Albin Kurtit.
Ai ka thënë se në diplomaci nëse një herë e shkatërron një urë të besimit, është vështirë të rindërtohen ato besime, raporton gazeta10.
“Albin Kurtit më askush nuk i beson, sepse i ka rrejtur në disa çështje të caktuara. Sot ju ka thënë kështu, të nesërmen ju ka dal krejt diçka tjetër”, ka thënë Canaj në emisionin ‘Raport Special’ në Kanal10.
Ai ka thënë se krijimi i mosbesimit ka bërë që Kosova të vazhdoj të jetë nën masa nga Bashkimi Evropian. /Gazeta10/