Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Baraliu për bojkotin e Listës Serbe: Nuk kanë fuqi të bëjnë pengesë në procesin regjistrimit

Gazeta10
08 April 2024 - 19:09

Njohësi i çështjeve juridike, Mazllum Baraliu ka folur për vendimin e Listës Serbe se do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për tërheqjen e kryetarëve të komunave në veri të vendit.

Sipas tij, kjo Listë po vazhdon me shantazhet e saj ndaj institucioneve të Kosovës.

Në emsionin ‘Raporti’ në Kanal10, Baraliu ka thënë se Lista Serbe nuk ka fuqi që të bëjë pengesë në procession e regjistrimit.

“Lista Serbe e dirigjuar nga Beogradi është kampione e bojkoteve, dorëheqjeve dhe politizimit duke i manipuluar qytetarët serbë me metodat e saj jodemokratike”, ka thënë Baraliu.

Ai ka kërkuar kujdes nga KQZ-ja që mos ta financojë një subject politik i cili vazhdon të jetë mosbindës ndaj institucioneve të Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.