Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamiti pas telefonatës Kurti-Scholz: Marrëveshja bazike përfshin edhe Autonominë, është më shumë se Zajednicë!

Gazeta10
29 April 2024 - 20:16

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pas njoftimit të Kurtit për bisedën me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, të cilit i tha se riafirmon “zotimin tonë për zbatim të plotë të marrëveshjes bazike”.

Kjo sipas Hamitit përfshin edhe autonominë politike- territoriale për serbët.

“Autonomia është më shumë se “Zajednicë”! Në bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz, Kryeministri Kurti e paska riafirmuar “zotimin tonë për zbatim të plotë të Marrëveshjes Themelore”. Kjo përfshin edhe autonominë politike-territoriale për serbët, që Albin Kurti e ka pranuar në emër të Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

Ai thotë se Autonomia është më shumë se “Zajednicë”.

“Ky dhe VV-ja e tij gjoja e kundërshtonin Asociacionin (“Zajednicën”). Si t’u besosh kur Kurti vitin e kaluar ofroi/pranoi (si ta marrësh) “vetëmenaxhim”, autonomi politike-territoriale për serbët e Kosovës, në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Autonomia është më shumë se “Zajednicë””, ka shkruar në reagim Muhamet Hamiti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.