
Me 1 janar hynë në fuqi liberalizimi i vizave për Kosovën. Shumë kosovarë pritet që t’ia mësyjnë Evropës pas përfundimit të festave të fundvitit.
Kjo ka rritur frikën edhe se Kosova mund të zbrazet nga të rinjtë. Kjo temë është diskutuar me të ftuarit në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Ruzhi Kurtishaj nga kompania Sharr Travell, ka thënë kjo kompani është përgatitur për t’iu ofruar kushte të mira qytetarëve që dëshirojnë të shëtisin Evropën me autobusë .
“Janë shtuar kërkesat për të udhëtuar nëpër Evropë pas 1 janarit. Ne kemi bërë të gjithë përgatitjet dhe jemi gati për t’iu ofruar shërbime cilësore me autobusë komodë”, ka thënë Kurtishaj.
Duke folur rreth rrezikut të zbrazjes së Kosovës, Kurtishaj ka thënë se liberalizimi i vizave nënkupton vetëm viza në këto vende të Evropës, por jo edhe punësim atje.
“Ne e kuptojmë që nuk ka liberalizim sa i përket punësimit, por ka liberalizim sa i përket vizitave. Unë mendoj se nuk do të këtë zbraze të madhe të Kosovës pas 1 janarit”, ka thënë Kurtishaj. /Gazeta10/