
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, nëpërmjet rrjetit social “X” ka treguar për bisedën telefonike që ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
O’Brien ka shkruar se i ka bërë thirrje Kosovës që të përmbush të gjitha zotimet e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian – përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
“Telefonatë e mirë me presidenten Vjosa Osmani. Diskutuam për rëndësinë që Kosova të zbatojë rregulloret monetare në mënyrë që të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetin e pakicës serbe, dhe që palët të përmbushin të gjitha zotimet e Dialogut të BE-së – për Kosovën kjo përfshin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, ka shkruar ai në rrjetin social “X”.
