Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Osmani takohet me kryeministrin grek: Bashkëpunimi midis Kosovës dhe Greqisë i dobishëm për gjithë rajonin

Gazeta10
18 July 2024 - 18:29

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis në Samitin e Liderëve të EPC-së.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook thotë se gjatë këtij takimi rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për të avancuar bashkëpunimin me Greqinë.

“Thellimi i bashkëpunimit midis Kosovës dhe Greqisë është i dobishëm jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve tona, por edhe për të gjithë rajonin”, shkroi Osmani.

Kujtojmë se ky samit po mbahet në Londër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.