Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Vëllanë e djalin e axhës i dogjën të gjallë” – Familjarët rrëfejnë tmerrin që përjetuan nga masakra e Krushës së madhe

Gazeta10
25 Mars 2024 - 19:57

Vitet e dekadat kalojnë, por dhimbja nuk shuhet.

Mërzia për humbjen e më të dashurve në mënyrë mizore, vazhdon t’i shoqërojë edhe 25 vjet pas.

Familjarët dhe të mbijetuarit e Masakrës së Krushës së Madhe përvitshëm kujtojnë skenat e tmerrit që përjetuan, derisa nuk pushon zëri i tyre, teksa kërkojnë drejtësi.

Milazim Duraku, një nga të mbijetuarit e kësaj masakre, tregon për Kanal10 se si paramilitarët serbë e rrethuan fshatin.

Ai thotë se ushtria dhe policia serbe i dogjën të gjallë vëllanë dhe djalin e axhës së tij.

Gjithashtu, ai thotë se nëna ka ndërruar jetë me një peng në zemër. /Gazeta10/

Kronikën e plotë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.