Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

2 dekada nga sulmet që ndryshuan historinë

Gazeta10
11 September 2022 - 18:34

Janë bërë mbushen 21 vjet nga sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne. Përmes përmes rrembimit të katër avionëve me pasagjerë, terroristët sulmuan kullat binjake e një pjesë të Pentagonit, duke vrarë mijëra njerëz. Në nderim të 11 shtatorit, krerë të shtetit bashkë me zyrtarë të ambasadës amerikane, kanë bërë homazhe tek memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të këtyre sulmeve, shkruan Kanal10.

Në shumë vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, është përkujtuar 21 vjetori i sulmeve më të mëdha terroriste në historinë moderne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku terroristët përmes rrembimit të katër avionëve të pasagjerëve sulmuan kullat binjake, duke vrarë mijëra njerëz.

Në nderim të viktimave, Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe zv.ambasadoren e SHBA-së, Alyson Grunder bënë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në SHBA.

Presidentja Osmani ka thënë se i bashkohen të gjithë popullit amerikan për ndarë dhimbjen për mbi 3 mijë jetë të humbura në një betejë e cila edhe një herë u dëshmua të jetë betejë vlerash.

Kurse, kryeministri Kurti ka thënë se kjo ngjarje u përcoll nga shqiptarët me ndjenjë frike e zemërimi, sidomos pasi ndodhi vetëm dy vite pas çlirimit të Kosovës, atëherë kur “aroma e shkrumbit akoma ndjehej nga shtëpitë e djegura”.

Ndërsa, zëvendësambasadorja e SHBA-së në vendin tonë, Alyson Grunder ka thënë ka kujtuar 11 shtatorin si tronditje për gjithë popullin amerikan, derisa shtoi se se qëllimi i terroristëve ishte të merrnin sa më shumë jetë të njerëzve të pafajshëm.

Kreu i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se mizoria që tronditi botën nuk ishte goditje vetëm kundër popullit amerikan dhe ShBA-së, por edhe sulm brutal mbi vlerat e lirisë, demokracisë, mirëqenies, civilizimit dhe paqes globale.

“Edhe sot, në 21-vjetorin e kujtimit të njërës ndër ditët më të tmerrshme në historin”ë e botës, populli dhe shteti ynë, Republika e Kosovës, me mendje e zemër janë pranë dhimbjes së familjeve të viktimave, popullit mik amerikan dhe përkrah shpëtimtarit e aleatit tonë më të fuqishëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar kryekuvendari.

Sulmet e 11 shtatorit janë kujtuar edhe nga liderë të partive politike. /KANA10

https://youtu.be/zHz9VVyNK-c

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.