Duhet Lexuar

200 ushtarët britanikë arrijnë në Kosovë, reagon NATO

Gazeta10
06 Tetor 2023 - 20:11

NATO ka njoftuar se 200 ushtarë të Britanisë së Madhe kanë arritur në Kosovë për të përforcuar KFOR-in si mision paqeruajtës në kuadër të NATO-s.

NATO thotë se ky është një hap i kujdesshëm për të siguruar forcat e nevojshme për të përmbushur mandatin e saj që del nga OKB, për një mjedis të sigurt dhe për të siguruar liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët pa dallim.

Këto forcat shtesë britanike vijnë pas sulmit të 24 shtatorit dhe pas lëvizjeve të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën.

Nga NATO kanë paralajmëruar se forcat britanike do të pasohen me përforcime edhe nga aleatët e tjerë. Gjermania do të vendos 150 trupa shtesë në prill të vitit të ardhshëm./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
05 Dhjetor 2024

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.