Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

247 vjetori i pavarësisë, momentet që përzgjodhi ambasadori Hovenier për t’i publikuar

Gazeta10
06 July 2023 - 23:14

Ambasada Amerikane në Kosovë ka organizuar në Prishtinë një ngjarje për shënimin e festës së pavarësisë së SHBA-së.

Në këtë festë është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foton e të cilit bashkë me bashkëshorten e tij, presidenten Osmani, kryeparlamentarin Konjufca dhe figura e ka publikuar ambasada amerikane.

Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të situatës në Veri të Kosovës.

Në të njëjtën linjë kritike është edhe SHBA-ja në raport me Kosovën.

Por përkundër këtyre raporteve, Kurti është ftuar në këtë organizim.

Aty ka mbajtur fjalim edhe ambasadori amerikan në Kosovë ku ka folur për vlerat amerikane.

”Ambasadori Hovenier: “247 vjet më parë, Etërit tanë Themelues premtuan ‘jetën’ e tyre, ‘faturin’ dhe ‘nderin’ e tyre të shenjtë, për të vërtetat që ata pohuan se ishin ‘të vetëkuptueshme’: se ‘të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, që ata janë të pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, që ndër to janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë”, ka thënë ambasadori amerikan. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.