Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës për vrasjen e Liridonës

Gazeta10
03 December 2023 - 7:59

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, përfshirë edhe bashkëshortin e saj Naim Murseli, do të dalin sot para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të mbahet seanca dëgjimore nga ora 09:30.

Prokurorja e Shtetit ka përpiluar kërkesën për paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerëve që dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është përpiluar nga Prokurorja e Shtetit ndaj tre personave të dyshuar, të përfshirë në rastin e vrasjes së rëndë dhe brenda afatit ligjor do të delegohet në gjykatë”, tha dje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës Laureta Ulaj.

Lridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave: dorasin G.P dhe N.M, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.