Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

4 Korriku, si u festua në Kosovë ditëlindja e SHBA-së?                  

Gazeta10
04 July 2023 - 20:01

 

Raporti:Arbenita Ilazi/Kanal10

Në prag të shënimit të 4 korrikut, pavarësisë së Shteteve të Bashkara të Amerikëës, qendra tregtare Albi Mall në Prishtinë shpalosi një flamur gjigand amerikan në muret e saj.

Aktivitete të tjera paralajmëroi kjo kompani në shenjë falendërimi për Amerikën.

Megjithëse raportet politike zyrtre mes Kosovës e SHBA-së janë lënduar, kjo nuk i ka ndaluar qytetarët të shprehin mirënjohjen e tyre në mënya të ndryshme.

E një rast i rrallë u pa në xhaminë “Bedri Kamberi” të Prishtinës, ku imami i saj tha se flamuri amerikan u vendos në shenjë respekti ndaj kontributit që ky shtet ka në shtetndërtimin e Kosovës.

Derisa një respekt e dashuri të tillë ndaj ShBA-ve ka edhe Agim Vatovci i cili ka vizituar shpesh Amerikën.

Ai tha se SHBA-të ka një rëndësi shumë të veçantë për  populln shqiptar të Kosovës. 

Në disa komuna të Kosovës dhe institucione të tjera u panë flamuj amerikan krahas atyre të Kosvoës.

Dita e Pavarësisë është një festë federale në Shtetet e Bashkuara duke përkujtuar Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, më 4 korrik 1776.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.