Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Haradinaj: Rashiq nuk u ngatërrua se s’foli për “Hasan e Hysen”

Gazeta10
10 March 2026 - 21:41

Ramush Haradinaj mes tjerash në Politiko ka folur edhe për sqarimin e ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me pretendimin se kryeministri Albin Kurti vendosi t’i japë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë për hatër të tij.

Sipas tij është ngatërruar ky rast me rastin e pranimit të kërkesës për vizitën e patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur ngatërresë në rast, por manipulim:

“Me vjen keq prej qytetarëve, por kush thotë që është keqinterpretuar, është ka gënjyer, i madh e i vogël. Nuk është ngatërresë sepse s’ka folur as Hasan e as Hysen, por e kanë laboruar ngjarjen,” ka deklaruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.