Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

500 euro grabiten në një pompë të derivateve, kërcënohen punëtorët

Gazeta10
15 November 2023 - 8:47

Grabiten 500 euro në një pompë të derivateve, kërcënohen punëtorët.

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një pompë të derivateve në Lipjan.

Policia e Kosovës  njofton se dy punëtorë të kësaj pompe kanë raportuar se derisa ishin në vendin e punës janë kërcënuar nga dy të dyshuar, të cilët u kanë grabitur shumën prej 500 euro.

Të njëjtit pas rastit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar, derisa rasti është duke u hetuar nga policia.

“Fsh.Banullë, Lipjan 14.11.2023-02:26. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në një pompë të derivateve, kanë raportuar se, derisa kanë qenë duke punuar, dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e armës u kanë grabitur 500 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.