Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“500 mijë” e acarojnë Matoshin: Kurti është i majtë veç të hënën, të mërkurën i djathtë

Gazeta10
19 December 2024 - 22:38

Analisti, Halil Matoshi ka kritikuar ashpër strategjinë e Lëvizjes Vetëvendosje që në zgjedhjet e shkurtit t’i ketë 500 mijë vota. 

Matoshi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti po tenton të krijojë një sistem njëpartiak.

Për më tepër, ai me ironi ka thënë se “Kurti është i majtë veç të hënën ndërsa të mërkurën është i djathtë”.

“500k, çka do me thanë 500k në situatë, varet nga dalja në zgjedhje mundet me i qu në 70%. Nëse ju nuk frikësoheni kur një parti e vetme i ka 70 për qind, atëherë nuk e di çka po mendoni. Nuk ke asnjë arsye me thanë do t’i fitojmë 70%, problemi është se shikojeni Ballkanin, shikojeni Edi Ramën, ju pëlqen sistemi njëpartiak, ju ka pëlqyer shoku Enver edhe tortura 40-vjeçare. A po doni edhe një herë me e kthy atë ide. Është e vërtetë që ky është i majtë, por ky është i majtë të hënën ndërsa të martën bëhet pak liberal, të mërkurën i djathtë, varësisht me kë ka të bëjë”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/ 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.