Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

72 orëshi i Vuçiqit / Berisha: Krejt me u ngritë në këmbë, s’guxojnë me ia mësy Kosovës

Gazeta10
12 Shtator 2024 - 18:48

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka komentuar kërcënimin e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Ai tha se të gjithë me u ngrit në këmbë, nuk guxojnë me i’a mësy Kosovës, raporton Gazeta10.

“Të gjithë me u ngrit në këmbë dhe me bë ushtri nuk guxojnë as me i’a mësy kufirin e Kosovës, po e përsërisë për të një mijtën herë nëse hyn në Kosovë, veç Amerika duhet me u pajtu me këtë temë, me u hek flamuri amerikan, e nëse heket ai atëherë është tmerr, pra deklaratat e Vuçiqit janë pasojë e revoltave të paralajmëruara në Serbi, të cilat kanë me e tronditë dhe me shemb, dhe është krimineli i fundit që duhet me shemb pasi është zëdhënësi i Serbisë i cili ka kryer gjenocid”, tha ai në Kanal10.

Rikujtojmë se “Do të përgjigjemi seriozisht brenda 72 orësh”, ishte deklarata e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq ditën e djeshme, menjëherë pas takimit me emisarin Miroslav Lajçak./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.