Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

79 shtete deklaratë kundër vendimit të Trump për Gjykatën e Hagës: Do të gërryejë ligjin ndërkombëtar

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 23:27

Dhjetëra vende kanë thënë se vendimi i Donald Trump për të sanksionuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale do të “gërryejë sundimin ndërkombëtar të ligjit”.

Deklarata e përbashkët, e nënshkruar nga 79 vende, erdhi disa orë pasi Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për sanksione financiare dhe kufizime vizash kundër stafit të Gjykatës së Hagës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, duke pretenduar se gjykata ka shënjestruar në mënyrë të padrejtë SHBA-në dhe Izraelin.

“Ne riafirmojmë mbështetjen tonë të vazhdueshme dhe të palëkundur për pavarësinë, paanshmërinë dhe integritetin e Gjykatës”- shkruhet në deklaratën e grupit me 79 shtete, i cili përbën rreth dy të tretat e 125 shteteve anëtare të gjykatës.

Ndër vendet që ranë dakord për nënshkrimin e deklaratës ishin Franca, Gjermania dhe Britania, ndërsa firma e Australisë, Republikës Çeke, Hungarisë dhe Italisë mungonte.

Kryeministri hungarez Viktor Orban më herët e bëri të qartë se mbështeti lëvizjen e Trump.

“Po fryjnë erëra të reja në politikën ndërkombëtare. Ne e quajmë atë tornadoja Trump”, shkroi Orban në X.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 Mars 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.