Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

9 të lënduar, mes tyre 2 fëmijë pas një aksidenti midis 5 veturave në Klinë

Gazeta10
17 February 2025 - 20:30

Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) Vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) pesona kanë pësuar lendime trupore ku dy (2) nga të lenduarit ishin fëmijë, të lenduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajona në Pejë për tretman mjekësor”, ka thënë tutje Rugova.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.