
Paul Pogba do të mungojë në ndeshjen e Juventus, i cili e zhvillon këtë të diel ndaj Sampdorias në kuadër të Serie A.
Arsyeja e mungesës është një lëndim muskulor i pësuar në stërvitje me “Zonjën e Vjetër”.
Kjo është hera e pestë që 29-vjeçari është lënduar këtë sezon, duke humbur 41 ndeshje në kompeticionet që Juventusi merr pjesë.
Pogba në sezonin aktual ka vetëm 2 paraqitje në të gjitha garat.
Mesfushori francez iu bashkua Juventusit ne verën e vitit të kaluar si transfer i lirë, ndërsa edhe me herët kishte qenë pjesë e këtij klubi, duke kaluar 4 sezone në Turin.
Paul Pogba ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2026.