Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Familjarët e të zhdukurve thonë se ndihen të zhgënjyer që kjo çështje s’u diskutua në dialog

Gazeta10
16 March 2023 - 19:50

Raporti: Gentiana Gashi/Kanal10


Familjarët e personave të zhdukur janë shprehur të zhgënjyer me trajtimin e kësaj çështje në dialogun me Serbinë. Shoqata “Zëri i Prindërve” nuk ka shpresa nga takimi i Ohrit, derisa thonë se kjo duhej të ishte në qendër të bisedimeve. Megjithatë, sipas OJQ-ve, e kaluara nuk është në fokus të negociatave me Serbinë, në kuadër të planit evropian.

Zbardhja e fatit të të zhdukurve, kërkim falja për krimet e kryera, si dhe padia për gjenocid, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ishin e vetmja rrugë për normalizim të raporteve me Serbinë.

Kurti deklarime të tilla i ka bërë ndërvite, e më së shumti në kohën kur ishte në opozitë.

Por, të shtunën e 18 marsit, shefi i ekzekutivit, sërish do të ulet në tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht mos përmbushjes së zotimeve të tij të mëhershme.

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Çerkini, ka thënë se nuk ka shpresa nga takimi i Ohrit se kërkesat e familjarëve të të zhdukurve do të dëgjohen.

Çerkini ka thënë se çështja e të zhdukurve po përdoret vetëm për politikë dhe se ka mbetur në harresën e udhëheqësve të shtetit.

Por, sipas përfaqësuesve të organizatave joqeveritare, përfshirja çështjes së të zhdukurve në procesin e dialogut, vetëm do ta ngadalësonte arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Megjithatë, neni 6 i planit evropian, potencon se palët duhet të thellojnë bashkëpunim në shumë fusha, duke përfshirë edhe të pagjeturit, detajet e së cilës do të dakordohen në aneksin e marrëveshjes.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.