Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë thotë se s’mund t’i përcjellin turistët me agjentë

Gazeta10
22 August 2022 - 15:01

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, ka thënë se nuk mund t’i përcjellin të gjithë turistët me agjentë nga pas, raporton Gazeta10.

Çuçi ka thënë se kjo ngjarje kërkon hetim të thelluar teksa ka thënë se objektet e fotografuara janë të deklasifikuara.

Tutje, ai ka thënë se kushdo që shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre.

“Të gjitha këto objekte të fotografuara janë të deklasifikuara. Në momentin që ai shkel një nen të Kodit Penal, ai do të fillojë procedimin ndaj tyre. Minimalisht ai ka bërë një agresion ndaj një personi me uniformë. Kjo është shkak se detyron hetimin e thelluar. Nuk mund t’u vëmë agjentë nga pas çdo turisti. Nuk është ky rasti. Shteti vepron në varësi të reagimeve të çdo turisti, qoftë ky me pasaportë ruse”, ka thënë ai.

Këto komente ai i ka bërë duke folur rreth përlasjes në Gramsh ku tre të dyshuar për agjentë kanë sulmuar dy ushtarak të Shqipërisë në përpjkeje e sipër për të hyrë në uzinën e Gramshit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.