
Shefi i Kabintetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se mediat pro-regjimit në Serbi po i ndihmojnë dezinformatat, raporton Gazeta10.
Vela ka thënë se asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu është bashkuar luftës në Ukrainë.
Tutje, Vela ka thënë se kjo dezinformatë i shkon përshtati narracionit të Rusisë.
“Mediat pro-regjimit të Serbisë po përforcojnë dezinformatat e promovuara nga #Vuçiq gjatë konferencës së djeshme për shtyp: Asnjë shqiptar nga Kosova nuk iu bashkua luftës në Ukrainë; Asnjë çeçenë apo çerkez nuk ka komplotuar për të vrarë serbët e Kosovës. Kjo dezinformatë i shërben narrativës së Rusisë”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.
Këto komente Vela i ka bërë një ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lëshoi një varg të akuzave në drejtim të Kosovës. / Gazeta10