
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se me dakordimin e Kurtit e Vuçiqit të shtunën në Ohër është krijuar një situatë e re, dhe sipas tij duhet drejtuar së ardhmes.
“Tani është tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi, e djeshmja nuk ishte një ëndërr por një realitet. Në këtë situatë të re, t’i lëmë mënjanë ( për një moment) analizat e rrethanat pse e si ndodhi, inatet e lëvdatat dhe ti drejtohemi së ardhmes”, ka shkruar Pacolli.
“Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk i pëlqen perspektiva paqësore e rrugëtimit tonë”, vijon tutje Presidenti i AKR-së.
Ai u ka bërë thirrje subjekteve politike që ta mbështesin Kurtin në zbatimin e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
Postimi i plotë:
Tani është tepër vonë për të vajtuar apo lavdëruar atë që ndodhi, e djeshmja nuk ishte një ëndërr por një realitet. Në këtë situatë të re, t’i lëmë mënjanë (për një moment) analizat e rrethanat pse e si ndodhi, inatët e lavdatat dhe ti drejtohemi së ardhmes.
Nuk besoj se ka njeri në Kosovë që nuk i pëlqen perspektiva paqësore e rrugëtimit tonë.
U bëj thirrje të gjitha partive politike, shoqërisë civile dhe çdo qytetari që të mbështes qeverinë në zbatimin me përgjegjësi të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
Nga ana tjetër, kryeministri duhet të kuptojë se bashkëpunimi me faktorë të tjerë në Kosovë është i pashmangshëm. Së bashku jemi më të ditur dhe më të fortë.
Kosova mbi të gjitha!