
Ka përfunduar pjesa e parë në Camp Nou me sfidën që po zhvillohet mes Barcelonës dhe Real Madridit.
Mysafirët kaluan në avantazh të parët, me anë të një autogoli të shënuar nga Ronald Araujo në minutën e 9-të të takimit.
Sergi Roberto ishte ai që barazoi shifrat, ku në minutën e 45-të u gjend mirë në zonë për të shënuar në cepin e majtë të portës së Thibaut Courtois.
Blaugranët kishin edhe disa raste tjera të mira për gol por që të gjitha u ndalën me sukses nga Courtois.