Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Shkon në 13 numri i viktimave nga tërmeti në Afganistan dhe Pakistan

Gazeta10
22 March 2023 - 9:15

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë lënduar pas një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë që goditi zonat në Afganistan dhe Pakistan derisa lëkundjet u ndjenë deri në kryeqytetin indian Nju Delhi.

Në veriperëndim të Pakistanit, të paktën nëntë persona vdiqën dhe 44 pësuan lëndime,sipas disa burimeve, raporton Gazeta10.

Në Afganistan, të paktën katër persona humbën jetën dhe 50 u lënduan, ka thënë  një zyrtar i ministrisë së shëndetësisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Epiqendra e tërmetit ishte 40 kilometra në juglindje të qytetit afgan Jurm, pranë kufijve me Pakistanin dhe Taxhikistanin, tha të martën Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).

Tërmeti u ndje në një zonë më shumë se 1,000 kilometra të gjerë nga rreth 285 milionë njerëz në Pakistan, Indi, Uzbekistan, Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan, Afganistan dhe Turkmenistan, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.