
Raporti: Saranda Aliu / Kanal10
Marshit të 2 prillit për përkrahjen e ish krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, do t’i bashkohen edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Ata e kanë përkrahur këtë marsh, derisa kanë thënë se i njëjti po bëhet për drejtësi. Ndërkaq, ideatorët e Platformës “Liria ka Emër” kanë kërkuar prej kategorive të tjera të shoqërisë t’i bashkohen kësaj proteste.
Marshit të 2 prillit të organizuar nga platforma “Liria ka Emër” do t’i dalin në përkrahje Organizata e Veteranëve të UÇK-së.
Kjo me qëllim për t’i mbështetur ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, e që vetëm një ditë pas kësaj proteste do të paraqiten para trupit gjykues.
Nga OVL e UÇK-së e kanë thënë se ky marsh është për drejtësi.
E ideatori i kësaj platforme, Ismail Tasholli ka kërkuar edhe nga kategori të tjera të shoqërisë t’i bashkohen këtij marshi.
Marshi do të fillojë në orën 14:00 nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojë deri të sheshi “Skënderbeu”.
Më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.