Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti uron besimtarët musliman për muajin e Shenjtë të Ramazanit

Gazeta10
23 March 2023 - 9:22

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka uruar besimtarët myslimanë për muajin e Shenjtë të Ramazanit, raporton Gazeta10.

Kurti ftoi besimtarët për bamirësi e solidaritet.

“Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë”, tha Kurti.

“Me fat muaji i Ramazanit!Ky muaj i mëshirës dhe mirësisë, sjelltë paqe në shpirt e lumturi në zemrën e secilit.Bashkë me zgjerimin e kraharorit, të zgjerohet edhe sofra. Bashkë me iftaret, me bujari të shtrohen udhë të reja që bashkojnë në mirësi. Me bamirësi dhe në solidaritet me ata që kanë më pak. Me përkushtim ndaj Zotit, me mendje tek e mira e udhëzim kah e drejta. Me vullnet të fortë në rrugën e dashurisë e të dijes, për barazi e përparim të shoqërisë. Uroj të gjithë besimtarët e besimtaret muslimane për Ramazanin! Agjërim të lehtë e të pranuar. Paqja qoftë mbi ju!, ka shkruar Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.