Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mourinho do të largohet nga Roma

Gazeta10
24 March 2023 - 12:49

Jose Mourinho nuk do të jetë trajner i Romës pas përfundimit të sezonit aktual. “Calciomercato” shkruan të premten se portugezi do të largohet nga ekipi italian në fund të sezonit, duke e shkëputur kontratën që i skadon vitin tjetër.

Mësohet se Mourinho tashmë ka arritur marrëveshje personale me Paris Saint-Germainin, ekip me të cilin do të firmosë kontratë katërvjeçare. Te Parisi, Mourinho do ta zëvendësojë francezin Christoph Galtier, i cili mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni, por dështoi në Ligën e Kampionëve.

Mourinho prej verës së vitit 2021 është në krye të Romës, ndërsa në sezonin e tij të parë triumfoi në Ligën e Konferencës. 60-vjeçari ka punuar edhe te Tottenhami, Manchester Unitedi, Chelsea, Real Madridi, Interi e Porto.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.