Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Marshit për drejtësi i bashkohen studentët e Shkupit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës

Gazeta10
24 March 2023 - 21:16

Kur marshi protestues në mbështetje të ish udhëheqësve të UҪK-së po ofron, parti politike, organizata jo-qeveritare e studentë kanë filluar të mbështesin marshin e 2 prillit i cili do të fillojë nga ora 14:00, një ditë para fillimit të gjykimit në Hagë, në sheshin “Zahir Pajaziti”, raporton Gazeta10.

Në mbështetje të marshit sot kanë dalë Studentët e Shkupit, Mitrovicës, Pejës dhe Gjakovës i bashkohen marshit për drejtësi.

“Kuvendi studentor i Universitetit “NËNË TEREZA” si organi më i lartë i përfaqësimit të studentëve mbështet marshin për drejtësi në shenjë solidarizimi me krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftime të njejta kanë publikuar edhe Parlamenti Studentor Universiteti Gjakovës, Parlamenti i Studentëve – Universiteti I Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Parlamenti Studentor i Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë.

Përfaqësuesi i grupit ideues “Liria ka emër”, Ismail Tasholli në emision e pasdites në Kanal10, ka thënë se ky marsh organizohet pa ngjyrime dhe konotacione politike dhe ka ftuar të gjitha qytetarët që të marrin pjesë në këtë marsh.

Ismaili ka thënë se ata janë në Hagë për shkak të themelimit të gueriles, për një ideal dhe si të tillë duhet t’i trajtojmë derisa janë atje.

“Ne duhet të jemi të kujdesshëm që të mos jemi mosmirënjohës por të krenohemi dhe t’i përkrahim ata, duke i dhënë edhe përkrahje morale”, ka thënë Ismaili.

Sipas tij ky marsh është respekt për vetën dhe ne duhet të mësohemi të jemi bashkë për disa tema me interes nacional. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.