
Këngëtari Labinot Tahiri ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa fotografi ku shihet shuma prej 400 eurove e ndarë në ndihmë të bashkëshortit të sëmurë të gazetares kosovare, Flutura Mehmeti-Gashi.
LEXO EDHE: Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit
Gjatë kësaj jave gazetarja nga Prishtina Gashi Mehmeti, ka kërkuar ndihmë urgjente për shërimin e bashkëshortit të saj i cili vuan nga kanceri.
Ajo ka treguar për ndjekësit e saj se gjendja e tij është keqësuar dhe se duhen shuma tjera të parave për shërimin e mëtejshëm të tij i cili aktualisht po trajtohet në Gjermani.
Siç ka treguar Gashi Mehmeti, bashkëshorti i saj vuan nga kanceri dhe si pasojë e gjakderdhjes së brendshme gjendja e tij është keqësuar.
Për këtë rast ditë më parë edhe Kanal10 dhe Gazeta10 kanë raportuar për kërkesën e gazetarës Gashi-Mehmeti. /Gazeta10

