Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

24 orë rrezik, zjarrëfikësit presin kushte më të mira

Gazeta10
25 March 2023 - 19:01

Raporti: Egzona Shala

Zjarrfikësit vazhdojnë të kërkojnë  kushte më të mira të punës. Ata thonë se gjendja e tyre nuk është aspak e mirë edhe për faktin e numrit të vogël të zjarrfikësve. Nga Sindikata, sfidë e shohin mos ndarjen e kompetencave mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunave, me gjithë kërkesat e shumta. 

Këta zjarrfikës sapo filluan orarin e punës, por një thirrje urgjente i nis në drejtim të një operacioni.

Puna e rrezikshme e me pak perspektivë siç e quajnë ata, nuk po shpërblehet nga shteti.

Komandanti i brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi thotë se nuk kanë kushtet e duhura për operim të punës, e madje kanë edhe mungesë të stafit.

Gjatë ditës në stacionin kryesor të zjarrfikësve pranohen shumë telefonata për çështje të ndryshme urgjence.

Por, më i shpeshti për ta është i aksidenteve të rënda të cilët thonë se ndikojnë edhe në pjesën emocionale të tyre.

Për shqetësimet e tyre shumë herë ka ngritur zërin kryetari i Sindikatës, Muharrem Beka.

Ai thotë se dualizmi i krijuar në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komunave ka bërë që zjarrfikësve të mos i plotësohen kushtet e kërkuara prej kohësh.

Kanal 10 ka kërkuar përgjigje nga institucionet relevante se a do të merren me shqyrtimin e kërkesave të tyre, por gjatë ditës kanë refuzuar ta komentojnë situatën./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.