
Qeveria amerikane po u bën thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi, duke paralajmëruar se Rusia po shton përpjekjet për të nisur sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe objekteve qeveritare në ditët në vijim, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.
“Ambasada e SHBA-së u bën thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina tani duke përdorur opsionet private të transportit tokësor, nëse është e sigurt për ta bërë këtë…Situata e sigurisë në të gjithë Ukrainën është shumë e paqëndrueshme dhe kushtet mund të përkeqësohen pa paralajmërim.”, thuhet në një alarm sigurie në faqen e internetit të ambasadës.
Në Kiev, administrata ushtarake e qytetit lëshoi një ndalim për të gjitha tubimet e mëdha midis të hënës dhe të enjtes, duke thënë se “është e ndaluar të zhvillohen ngjarje masive, takime paqësore, mitingje dhe ngjarje të tjera që lidhen me një grumbullim të madh njerëzish”, shkruan CNN, transmeton Gazeta10.