Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Të shtënat me armë në shkollën amerikane, mes 7 viktimave edhe adoleshentja që kreu sulmin

Gazeta10
27 March 2023 - 20:35

Të paktën tre fëmijë dhe tre të rritur u vranë sot në një shkollë private të krishterë  në Tenesi nga një person i armatosur, i cili u vra më vonë nga policia.

Ishte ora 10:13 (koha lokale) kur policia ngriti alarmin në Covenant School pas raportimeve për të shtëna. 

Forca të forta policie rrethuan zonën dhe u kërkuan prindërve që kanë shkuar në vendngjarje, të shqetësuar për fatin e fëmijëve të tyre, të qëndrojnë në distancë të sigurt.

Zëdhënësi i policisë së Nashville, Ron Thomas tha se sulmi u krye nga një vajzë adoleshente, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur, e cila ishte e armatosur me dy pushkë sulmi dhe një pistoletë. 

Ajo u rrethua nga pesë policë dhe ra e vdekur nga të shtënat e tyre.

Në këtë shkollë private marrin mësim rreth 200 nxënës të moshës deri në 12 vjeç.

Dhjetëra sulme të armatosura u regjistruan vitin e kaluar në shkollat ​​amerikane. Në maj, një 18-vjeçar vrau 19 fëmijë dhe dy mësues në një shkollë në Uvalde, Teksas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.