Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Konjufca vizitë disaditore në SHBA

Gazeta10
27 March 2023 - 23:32

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur kështu vizitën e tij disaditore e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.

Kryeparlamentari pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit. Këtë e ka bërë të ditur Ilir Kërqeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit.

Gjithashtu Konjufca pritet të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, dhe në disa evente të tjera. Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit.

“Sot, me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, filluam vizitën zyrtare disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila realizohet me ftesë të Kongresit Amerikan.

Kryetari Konjufca do të marrë pjesë në Samitin e Dytë për Demokraci, që do të mbahet më 28-30 mars, si dhe në pritjen që Partneriteti për Demokraci i Dhomës së Përfaqësuesve (HDP) do të organizojë për lidershipin dhe deputetët e parlamenteve të shteteve partnere të HDP-së dhe shteteve të tjera.

Krahas pjesëmarrjes në aktivitetet e Samitit, është paraparë që Kryetari i Kuvendit të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Kongresit Amerikan dhe të Departamentit të Shtetit, si dhe me përfaqësues politikë të shteteve të tjera, duke përfshirë edhe ato që nuk e kanë njohur ende shtetin e Kosovës”, ka shkruar Kërçeli.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.