
Pas publikimit të filmit propagandistik për “Shtëpinë e verdhë”, të realizuar nga Ministria e Brendshme e Serbisë dhe RTS, ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj, duke hedhur kritika te shoqëria jonë që siç ka thënë ai çfarë kemi bërë ne, shoqëria, institucionet për ta plasuar të vërtetën tonë në botë? Pak, shumë pak, raporton Gazeta10.
Sipas tij Kosova s’ka nevojë të bëjë propagandë si Serbia, as të falsifikojë historinë – mjafton të flasë hapur dhe me zë të fortë për ato që kanë ndodhur.
Mushkolaj ka shkruar se ky film jo rastësisht publikohet në kohën e fillimit të gjykimit për krerët e UÇK’së në Hagë dhe në një periudhë mjaft të ndjeshme për Kosovën. /Gazeta10/