
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një video të publikuar në rrjetin social facebook ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në marshin e 2 prillit, në mbrojtje të ish krerëve të UÇK-së, raporton Gazeta10.
Ai u shpreh i lumtur me “mbështetjen e madhe që po merr marshi për drejtësi dhe shumë krenar me mobilizimin e PDK-së gjithandej vendit për mbështetjen e këtij marshi në mbrojtje të së vërtetës dhe historisë sonë”.
Krasniqi ka thënë se bashkë me familjen e tij do të jetë pjesë e marshit me 2 prill nga ora 14:00.
“Më 2 prill, në orën 14:00, unë bashkë me familjen time do të marshojmë në sheshet e Prishtinës për të kërkuar drejtësi. Ju ftoj secilin prej jush, që të gjithë së bashku, të “Marshojmë për Drejtësi”, duke u ndjerë krenarë me UÇK-në, me të vërtetën dhe me historinë tonë!”, ka shkruar Krasniqi. /Gazeta10/