Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Prokuroria e paraqet si provë edhe këtë, kërkuan nga 13 anëtarë të LDK-së të hiqnin dorë nga Rugova

Gazeta10
03 April 2023 - 13:55

Prokurori i Speciales, Alan Tieger në fjalën e tij në seancën e sotme foli për një rast që sipas tij ka ndodhur në Qirez të Skenderajt, në shtator të vitit 1998,  ku sipas tij ish presidenti Hashim Thaçi dhe ish deputeti Rexhep Selimi, i kishin keqtrajtuar 13 përfaqësues të LDK-së.

Sipas Prokurorisë speciale përfaqësuesit e LDK-së po e zhvillonin një vizitë humanitare në atë zonë derisa ishin ndalur nga UÇK-ja. Përveç Thaçit e Selimit, sipas prokurorit, në keqtrajtimin e tyre kishin marrë pjesë edhe anëtarë tjerë të UÇK-së.

Prokurori Tieger citoi një deklaratë për shtyp, që pretendoi se ishte e policisë ushtarake të UÇK-së dhe që fliste për arrestimin e 13 përfaqësuesve të një delegacioni parlamentar.

 “Provat tregojnë që Hashim Thaçi iu tha anëtarëve të delegacionit se UÇK-ja nuk e njihte parlamentin e Kosovës, ai i bëri ata që të shkruajnë deklarata që hiqnin dorë nga Rugova dhe LDK-ja dhe iu kërkoi atyre që të jepnin dorëheqje nga postet parlamentare”, tha tutje prokurori Tieger. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.