Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Prishtinë, mbyllet përkohësisht rruga nga Rrethi i Flamurit te Rrethi i Spitalit

Gazeta10
10 July 2026 - 20:58

Komuna e Prishtinës ka njoftuar do të mbyllet përkohësisht qarkullimi në segmentin e rrugës “Fehmi Lladrovci”, nga Rrethi i Flamurit e deri te Rrethi i Spitalit.

Ata kanë njoftuar se bllokimi vjen si pasojë e punimeve, dhe se trafiku do të ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm në terren, teksa këmbësorët do të mund të kalojnë andejpari.

“Ju njoftojmë se, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore që po realizohen nga Drejtoria e Investimeve Kapitale , nga 10 deri më 18 korrik 2026 do të mbyllet përkohësisht për qarkullim segmenti i rrugës ‘Fehmi Lladrovci’, nga Rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit”, thuhet në njoftimin e kryeqytetit.

“Gjatë kësaj periudhe, trafiku do të menaxhohet dhe ridrejtohet sipas sinjalizimit të përkohshëm n terren, ndërsa qarkullimi i këmbësorëve do të mbetet i mundësuar”.

“Lusim qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik për mirëkuptim dhe i ftojmë të planifikojnë lëvizjet e tyre duke shfrytëzuar rrugë alternative”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.