Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bashkëqytetarët të bindur në pafajsinë e Veselit dhe të tjerëve

Gazeta10
03 April 2023 - 19:57

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Besim në pafajësinë e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve të tij kanë shprehur qytetarët e Mitrovicës, teksa kanë përcjellë seancën e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Ata me emocione kanë kërkuar drejtësi në këtë proces. Derisa, nga familja e Veselit nuk kanë dashur të flasin rreth nisjes së gjykimit.

Bashkëqytetarët e Kadri Veselit shprehen të bindur në pafajësinë e tij dhe bashkëluftëtarëve tjerë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Që nga orët e mëngjesit, ata kanë përcjellë seancën e parë gjyqësore ndaj Veselit dhe të tjerëve, e cila nisi sot me leximin e aktakuzës nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Qytetarët mitrovicas, këtë seancë e kanë përcjellë me emocione, teksa kanë kërkuar drejtësi për Veselin dhe të tjerët.

Dikush prej tyre po mendonte se protesta e së dielës ishte e vonshme, pasi sipas tij duhej të ishte bërë më herët.

E shtëpia e familjes së Veselit në Bair të Mitrovicës ishte e mbyllur dhe nuk kanë dashur të flasin.

Në Dhomat e Specializuara të Hagës, të hënën ka nisur gjykimi kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të cilët akuzohen nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime kundër njerëzimit.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.