Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Familjarë e bashkëfshatarë të bindur në pafajsinë e Selimit

Gazeta10
03 April 2023 - 20:03

Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10

Seancën e parë të nisjes së gjykimit, familjarët dhe bashkëfshatarët e Rexhep Selimit, e kanë përcjellë me emocione, teksa kanë shprehur bindjen se në fund të këtij procesi do të dalë faqebardhë bashkë me Thaçin, Veselin e Krasniqin. Ramadan Selimi, vëllai i Rexhep Selimit, ka thënë se po iu bëhet e padrejtë ish-krerëve të UÇK-së.

Ky është fshati Açarevë e Skenderajt, vendlindja e Rexhep Selimit, komandant 10-shit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë fshat të qetë, pak banorë të mbetur, po e vlerësojnë lartë figurën e Selimit, në një ndër ditët me të rënda të tij, nisjen e gjykimit në Hagë, nën akuzat për krime lufte, bashkë Thaçin, Veselin e Krasniqin.

Rexhep Selimin si nxënës të zellshëm e patriot qysh fëmijë e mban mend edhe mësuesi i tij Fadil Shabani.

Edhe bashkëfshatari i tij, Musli Haxha, nuk i ka kursyer lëvdatat për 10-shin e UÇK-së, për çka kanë thënë se nuk besojnë në akuzat e Speciales që rendojnë mbi Selimin dhe shokët e tij të luftës.

Ai ka thënë se lufta e UÇK-së është e pastër dhe e njëjta ishte për liri e pavarësi.

Padrejtësi gjithë procesin në Hagë po e sheh edhe vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, i cili pret që krerët e luftës në fund të dalin faqebardhë.

E hëna e 3 prillit ka qenë ditë e heshtur edhe në Burojë, vendlindja e ish presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, rëndojnë gjithsej 10 akuza, 6 prej të cilave për krime kundër njerëzimit dhe 4 për krime lufte.

Ndërkohë në paraqitjen e tyre në fillimin e procesit gjyqësorë në Hagë prej ku po mbahen tash e më shumë se dy vite, katër ish krerët e luftës janë deklaruar të pafajshëm për akuzat me të cilat rëndohen.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.